Ilir Shaqiri duket se është gati për një tjetër aventurë, këtë herë ndoshta disi më sfiduese se aventura e tij në “Big Brother VIP Albania” ku u shpall fitues.
Balerini tregoi në programin “Më prit në fundjavë” në RTSH se është gati reality show italian “L’Isola dei famosi”.
“Jemi në fazën finale, po mbylllen e diskutohen kontratat. Po diskutohet nëse do futem në fillim apo në mes të reality show-t,” tregoi ai.
Në një intervistë për “N’kohë” në Report TV në mars 2022, Iliri u shpreh: ‘[L’Isola dei famosi] është si objektiv dhe ka qenë që përpara pandemisë. Unë ua premtoj të gjithëve që unë atë program do ta bëj; do ta bëj se aty nuk ka qenë asnjëherë asnjë shqiptar.”
“L'isola dei famosi” (ishulli i të famshmëve) është një reality-show italian i cili ashtu si formati origjinal suedez, “Expedition Robinson”, vendos një grup njerëzish të famshëm në një ishull të izoluar, pa ushqim, zjarr dhe strehim. Ata duhet të përballen me mbijetesën dhe të konkurrojnë në sfida të ndryshme. Konkurrentët eleminohen njëri pas tjetrit, derisa mbetet një fitues në fund.