TV Mania

U rendit i dyti: Aktori Vedat Bajrami ironizon fitoren e Stresit

Shkruar nga Anabel

21 Mars 2023

U rendit i dyti: Aktori Vedat Bajrami ironizon fitoren e Stresit

Aktori Vedat Bajrami, i cili u rendit i dyti në finalen e “Big Brother VIP Kosova”, siç duket nuk ka rënë dakord me fitoren e Stresit.

Vedati publikoi një sondazh online të Klan Kosova (theksojmë se fituesi i zgjodh me televotim, jo me sondazhe online) ku shihet se ai ka grumbulluar 40% të votave, i ndjekur nga Artani me 28%, Juliana me 16%, Stresi me 10% dhe Mbresa me 4%.

“I popullit jam dhe do mbetem gjithmonë në zemrat e tyre,” shkruan Bajrami.

U rendit i dyti: Aktori Vedat Bajrami ironizon fitoren e Stresit

Më tej, ai ripostoi edhe komente të njerëzve të tjerë, sipas të cilëve, aktori është fituesi i vërtetë i popullit. Disa prej tyre kërkojnë edhe të publikohen votat.

U rendit i dyti: Aktori Vedat Bajrami ironizon fitoren e Stresit

Edicioni i parë i “Big Brother VIP Kosova” u mbyll me fitoren e Arkimed Lushajt (Stresit). Stresi fitoi çmimin e madh prej 160,000 mijë eurosh.