
Vëllai i Madh vendosi që të nominuarit: Olta, Kristi, Kiara, Qetsor, t’i ulë përballë njëri-tjetrit në një darkë, në të cilën ata diskutuan për situatat e ndryshme brenda në shtëpi. Sigurisht, nuk kaloi pa u cekur marrëdhënia e Kristit me Keisin, e cila sipas Kiarës, ngjalli xhelozi tek Olta.
“E di ça mendoj unë? Që ti, realisht ishe xheloze se të iku ajo vëmendja që ti kishe dhe po ndiheshe e pasigurt për momentin”, tha Kiara.
Më tej, ajo shtoi:
“Kam thënë që ti je xheloze, sepse në një pikë të lojës, ti je ndjerë shumë e pasigurt. E them, jo në kuptim të keq, por t’u duk sikur iku Kristi në ato momente, ngele vetëm në atë pasigurinë tënde dhe po tentoje që të hidhje spica në një marrëdhënie që sapo kishte nisur. Ky ishte mendimi im”.
Nga ana tjetër, Olta e mohoi në një mënyrë të prerë dhe tha se kurrë s’e ka bërë diçka të tillë. Aktorja u shpreh se u distancua nga Kristi për shkak të pikërisht këtyre fjalëve që Kiara dhe Luizi thoshin. Ajo tha se Kiara hodhi baltë mbi të. Gjithashtu, theksoi se Luizi gjithë kohës shprehej që Olta fliste dhe përfshihej në marrëdhënien Kristi – Keisi.
Ne pyetëm ndjekësit në llogarinë tonë në Instagram, @anabel.entertainment dhe na dhanë këto përgjigje:
Dikush vuri në dukje se Luizi po i imponohet publikut:
Të tjerë, kanë këto opinione:
Dikush mendon se Kiara ka marrë stilin e Luizit në debat:
Dhe dikush e argumenton pse Kiara ka "marrë" nga Luizi:
Ndërsa një tjetër person mendon se Olta s'ka argumente:
Por, edhe dikush mendon se Kiara është ajo që duhet të largohet:
Ndërsa në Instagram-in e "BBVA", komentuesit u ndanë në dy grupe dhe disa mbështetën Kiarën:
Dhe disa të tjerë, Oltën: