
Që Zendaya dhe Tom Holland janë të dashuruar, s’e diskutojmë fare, ama që të merrnim një ide nga unaza e Zendaya-s, edhe s’na e priste mendja. Ajo ka vendosur një unazë me nistoret e partnerit, pra “T.H” dhe po, është kaq e mirëmenduar.
Zendaya wearing a ring with Tom's initials ??? pic.twitter.com/0U1ASUfjsu
— best of tom & zendaya (@tomdayarchive) March 18, 2023
Tani, imagjino sikur t’ia bësh dhuratë personit të zemrës për përvjetor, ose sikur kjo të jetë unaza jote për fejesën/ martesën. Duket personale, unike dhe yll!
Nga ana tjetër, Tom është parë duke veshur pantallona dhe xhinse që kanë shkronjën “Z” në xhepat e pasmë dhe mund të themi se të dy duan t’i tregojnë botës se sa shumë duhen dhe se sa krenarë janë për njëri-tjetrin.
why does he have a Z on like. every pair of pants pic.twitter.com/h55wIJQP3V
— faith ? (@hollandlver) March 16, 2023
Zendaya dhe Tom konfirmuan romancën në vitin 2021, megjithëse janë përfolur për një lidhje që në vitin 2017. Asokohe, ata e mohuan lidhjen. Më pas, u shfaqën duke u puthur në një makinë dhe kaq u desh. Megjithëse e kanë mbajtur marrëdhënien shumë private, sërish aktorët kanë lëshuar pak pe, duke postuar disa urime për njëri-tjetrin në Instagram, apo duke komentuar nëpër foto.
Artikuj të sugjeruar: