
Ish e dashura e Bad Bunny-t, Carliz De La Cruz Hernández, ka hedhur në gjyq këngëtarin, sepse ky i fundit ka përdorur regjistrimin e zërit të saj në 2 këngë, pa lejen e Carliz. Bëhet fjalë për “Pa Ti” (2016) dhe “Dos Mil 16” (2022). Vajza thotë vargun “Bad Bunny, baby”.
Ajo ka nënshkruar padinë në gjykatën e Puerto Rico-s, me pretendimin se këngët janë super të shitura dhe se zëri i saj është përdorur nëpër materialet e promocionit, nëpër koncerte dhe nëpër platforma të ndryshme muzikore.
De La Cruz dhe Bad Bunny kanë dalë në vitin 2011 dhe në padinë e ngritur, ajo shprehet se artisti e ka regjistruar dhe përdorur zërin e saj në disa këngë të miksuara. Sipas saj, një person e kontaktoi në emër të ish-partnerit, për t’i blerë të drejtën e përdorimit të frazës për 2,000 dollarë dhe ajo nuk pranoi.
Ajo u pyet sërish nga labeli i Bad Bunny-t, “Rimas Music” dhe sërish, e refuzoi kërkesën, duke mos e autorizuar kurrë përdorimin e zërit të saj nëpër këngët e këngatarit latin, ndaj, vendosi që ta zgjidhë çështjen përmes ligjit.
Artikuj të sugjeruar:
- Ç’mendon Kendall Jenner për kunjën që i ka hedhur Bad Bunny ish-it të saj, sipas burimeve?
- Njerëzit po thonë se Bad Bunny ka ca kunja me ish-in e Kendall
- Praa, thuhet Kendall Jenner ka filluar ta ketë pak si shumë qejf Bad Bunny-n
- Edhe pse Kendall & Bad Bunny vijojnë të takohen dhe puthen, interneti nuk po i aprovon si çift
- Kendall & Bad Bunny: Ç'thuhet për raportin e tyre?
- Tani që Bad Bunny ‘hyri në lojë’, ish-i i Kendall Jenner vendos të reagojë (disi) kështu!
- Trendi 'jellyfish' duket kaq i rehatshëm dhe provë për këtë është Hailey Bieber dora vetë!
- Çfarë?! Sipas zërave, ky artist mund të jetë i dashuri i ri i Kendall Jenner