
Nick Cannon ka folur për martesën e tij me ish-bashkëshorten, Mariah Carey në “The Shade Room” dhe në fakt, iu referua si “dashuria e jetës së tij”.
“Flas gjithmonë për të, pastaj bëhet virale dhe fansat nxehen me mua”, tha ai referuar intervistave ku ka folur për Carey dhe njerëzit nuk i kanë pritur me aq entuziazëm.
Komediani vijoi edhe me arsyet pse Mariah, për të, është një dhuratë e çmuar dhe sigurisht, dashuria më e madhe, duke u shprehur: “Kam qenë 12 vjeç kur kisha fotot e Mariah Carey në mur dhe pastaj, ajo u bë gruaja ime. (Më pas), fakti që është një ndër personat më interesantë që kam takuar. Ajo është gjithnjë e lumtur dhe gjithmonë bën gjëra për të tjerët. Ajo është e paharrueshme, ajo grua s’është njerëzore, është dhuratë prej Zotit”.
Ai, gjithashtu, e lavdëroi edhe si nënë, pasi bashkëprindërojnë për rritjen e binjakëve të tyre, Monroe dhe Moroccan (11 vjeç).
Nick dhe Mariah u lidhën në vitin 2008 dhe më pas, u ndanë 2014-ën. Divorci i tyre përfundoi 2 vite më vonë.
Artikuj të sugjeruar: