Kafshë

Qeni gjen lumturinë në një vend të pazakontë (në burg)

Shkruar nga Anabel

22 Mars 2023

Qeni gjen lumturinë në një vend të pazakontë (në

Të burgosurit në një burg të Tasmanisë, Australi, kanë adoptuar një qen i cili përjetonte ankth ekstrem kur ndahej nga njerëzit.

"Caesar shqetësohej aq shumë kur dilte jashtë, saqë në fakt ishte i lumtur vetëm kur ishte këtu," tha për Euronews oficeri i burgut, Wayne Schulze. Caesar, 10 vjeç, vuan nga një ankth ekstrem kur ndahet nga njerëzit, saqë nuk mund të lihet vetëm për më shumë se 30 minuta.

Tani ai po shijon një jetë të lumtur dhe të sigurt pas hekurave, të mbushur me vëmendje. Caesar ishte pjesë e programit "Pups on Parole" dhe shkonte rregullisht në burg për t'u socializuar me të burgosurit.

Qeni gjen lumturinë në një vend të pazakontë (në

Për shkak të simptomave të ankthit, ishte e vështirë që qeni të adoptohej nga një familje e zakonshme. Kjo gjë bëri që të burgosurit – të cilët vuajnë dënimet përkatëse në një burg të sigurisë minimale – të bashkoheshin, të mblidhnin 14,000 dollarë australianë dhe të adoptonin qenin.

“Kam parë burra problematikë që kanë ardhur në këtë vend dhe kanë kaluar pak kohë me Caesar dhe, po, është e mahnitshme se çfarë mund të bëjë [ky qen për ta],” tha oficeri i burgut.

Qeni gjen lumturinë në një vend të pazakontë (në

Tani, Caesar jeton ditët e tij më të mira...edhe pas hekurave. Good boy turned bad.