Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj janë bërë bashkë, sërish.
Këtë herë, “rivalët” e famshëm të edicionit të parë “Big Brother VIP Albania” u panë rrugëve të Tiranës. Siç mund ta shihni, ata mbajnë veshur pelerina superheronjsh dhe ecin duke qeshur. Momenti duket se është filmuar nga një person i rastësishëm në rrugë (ose jo; këtë nuk kemi si ta dimë).
View this post on Instagram
Burime për Anabel.al bëjnë me dije se Iliri do të jetë i ftuar në puntatën e parë të “Më lër të flas”. Emisioni i vëllezërve Veshaj nis të premten.
Përsa i përket Ilir Shaqirit, balerini tregoi së fundmi se po përgatitet për të qenë pjesë e reality show-t italian “L’Isola dei famosi”.