Një kompani start-up kineze ka shpikur një pajisje për puthjet në distancë, e cila transmeton “të dhënat” e puthjeve të përdoruesve të mbledhura përmes sensorëve të lëvizjes në buzët e silikonit.
MUA – e emërtuar sipas tingullit që njerëzit bëjnë zakonisht kur puthin – gjithashtu kap dhe riprodhon tingullin dhe ngrohet pak gjatë puthjes, duke e bërë përvojën më autentike, tha kompania Siweifushe në Pekin.
Pajisja u frymëzua nga qëndrimi në karantinë për një kohë të gjatë si pasojë e Covid-19. "Unë isha në një lidhje në atë kohë, por nuk munda ta takoja të dashurën time për shkak të izolimit," tha shpikësi Zhao Jianbo.
Për ta përdorur pajisjen, të dashuruarit duhet të shkarkojnë një aplikacion në telefonat e tyre dhe të lidhin virtualisht pajisjet e tyre të puthjes. Kur ata e puthin pajisjen, ajo puth personin tjetër.
MUA kushton 260 juanë (38 dollarë). Dy javë pas publikimit, kompania shiti 3,000 pajisje dhe mori 20,000 porosi të tjera.
Komentet janë të ndryshme. Disa njerëz thonë se është një produkt interesant, të tjerë theksojnë se i ka ndihmuar në marrëdhëniet në distancë, ndërsa për disa njerëz është një pajisje e sikletshme që nuk i ngjason fare puthjes së vërtetë. Pati edhe ankesa për mungesën e gjuhës. o.O
MUA nuk është pajisja e parë e puthjeve në distancë. Studiuesit në University of Electro-Communications në Tokio shpikën një "makinë transmetimi puthjeje" në vitin 2011, ndërsa Imagineering Institute në Malajzi krijoi një pajisje të ngjashme të quajtur "Kissinger" në vitin 2016.