Celebrity

Ylli i ‘Harry Potter’, baba për herë të parë

Shkruar nga Anabel

26 Mars 2023

Ylli i ‘Harry Potter’, baba për herë të parë

Ylli i “Harry Potter”, Daniel Radcliffe, është në pritje të fëmijës së parë me partneren prej shumë kohësh, Erin Darke.

Përfaqësuesi i aktorit e konfirmoi lajmin për SkyNews të shtunën. Të dy kanë qenë së bashku për një dekadë pasi thuhet se janë takuar në xhirimet e filmit “Kill Your Darlings” në vitin 2013.

Ylli i ‘Harry Potter’, baba për herë të parë

Fotot e Erin me barkun e rrumbullakosur janë bërë virale në rrjetet sociale. Fansat reaguan me shpejtësi ndaj lajmit. “Oh Zot i madh! WOW! Jam e emocionuar dhe e lumtur për ta. Ata do të jenë prindër të mrekullueshëm,” shkroi dikush. “Imagjinoni sa i bukur do të jetë ky fëmijë,” komentoi një tjetër.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Daniel Radcliffe (@daniel9340)

“Nëse është djalë, quajeni Harry dhe nëse është vajzë, quajeni Hermione ose Luna,” sugjeroi një tjetër.