Top Channel është përballur me një ngarje të rëndë në mesnatë, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të godinës nga persona ende të paidentifikuar.
Si pasojë e të shtënave humbi jetën roja i objektit, një shtetas 60-vjeçar, punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sekuestrimin e provave që mund të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në vendngjarje hetuesit kanë sekuestruar mbi 20 gëzhoja, raporton Euronews Albania.