
Disa video të Olti Currit në Instagram, kanë shtuar zërat se "Big Brother VIP Albania" mund të përfundojë përpara datës 6 maj.
Sipas gazetarit, familjarët e banorëve brenda shtëpisë janë të shqetësuar për sigurinë e tyre, pas sulmit me armë në ambientet e Top Channel.
Disa opsione mund të jenë që mbrëmjen e sotme të ketë një televotim për finalistët dhe të shtunën të jetë finalja e madhe; ose këtë javë të nominohen jo një, por disa banorë.
Sipas Oltit, "po mendohet, është folur nga stafi i produksionit të 'Big Brother'" se çfarë do të bëhet dhe se si do përballohet situata.
Herën e fundit, banorëve u konfirmua se "BBVA" do të ketë finalen më 6 maj, vendim që në fund do ta merrnin vetë banorët.
Megjithatë, ngjarjet e ndodhura mund të ndryshojnë edhe finalen. Sidoqoftë, nuk ka asnjë vendim zyrtar deri tani.
Në 27 mars, jashtë godinave të Top Channel u qëllua me armë zjarri. Si pasojë e të shtënave humbi jetën roja i objektit, një shtetas 60-vjeçar, punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve.