
Një kod i pashkruar mes gocave: Mos dil kurrë me ish-in e shoqes! Shpeshherë, vajzat e famshme e harrojnë këtë dhe së fundmi, Emily Ratajkowski u filmua duke u puthur me Harry Styles, ish-partnerin e Olivia Wilde, të cilën e ka shoqe.
Burime të ndryshme thanë dje se Emily po i lutet Olivia-s që ta falë, ndërkohë thuhet se regjisorja është distancuar nga e gjithë drama që po ndodh. “Ajo po i qëndron larg situatës. Është përqendruar te fëmijët dhe puna. Nuk do të ketë lidhje fare me këtë”, tha dikush për “Page Six”.
Ndërkohë, një tjetër burim tha për “Us Weekly” se Olivia po përpiqet të mos bëhet xheloze, sepse është munduar shumë (dhe po vijon ta bëjë) që të ecë përpara.
Sa i përket jetës së saj private, Olivia është sërish gati për të krijuar një raport të ri, por nuk do të ulë standardet!
Artikuj të sugjeruar:
- Emily Ratajkowski po planifikon të zgjerojë familjen, me ose pa partner
- Interneti ka disa teori *mjaft* interesante për puthjen e Emily – Harry
- Shumë partnerë në pak kohë: Cilët janë V.I.P-at që cilësohen si “serial daters”, sipas internetit
- Ndërkohë që Harry puthej me Emily Ratajkowski-n, Olivia takohej me ish-bashkëshortin
- Prit, çfarë? Harry Styles dhe Emily Ratajkowski filmohen duke u puthur