
(ri)Hyrja në shtëpi e 4 banorëve të eleminuar më parë erdhi me një kusht të rëndësishëm: Vetëm një prej tyre mund të shkojë në finale!
Kiara e ka thënë zëshëm se mendon se e meriton ajo këtë vend.
Në një bisedë me Ronaldon, ajo tregon se “ka sakrifikuar më shumë”, “ka kaluar më shumë kohë” se Efi.
"Unë kam kaluar shumë kohë këtu brenda, kam bërë më shumë, kam bërë shumë sakrificë dhe s’e krahasoj dot. Ajo ka të drejtën e saj të mendojë që do shkojë në finale", u shpreh Kiara.
Dy vajzat, por edhe Bledi dhe Ronaldo – përveç luftës që kanë me gjithë banorët, kanë edhe një “luftë” të dytë mes njëri-tjetrit, pikërisht për shkak të kushtit të vendosur për finalen.
Ne gjithsesi, jemi kuriozë të dimë mendimin tuaj. Sipas jush, kush e meriton finalen nga këta të katërt?