Pushteti

34 akuza: Donald Trump paraqitet në gjykatë dhe i mohon të gjitha!

Shkruar nga Anabel

4 Prill 2023

34 akuza: Donald Trump paraqitet në gjykatë dhe i mohon të
REUTERS/ANDREë KELLY/POOL

Donald Trump është akuzuar për 34 akuza për falsifikim të të dhënave të biznesit, duke u bërë ish-presidenti i parë amerikan që përballet me një gjyq penal.

Ai u paraqit në një gjykatë në Manhattan, ku mohoi të gjitha akuzat pas arrestimit të tij zyrtar më herët të martën, 4 prill.

Thuhet se një nga akuzat kyçe është dyshimi për pagesa në formë rryshfeti që i janë bërë dy pornostar-eve, pak ditë para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.

76-vjeçari nuk tha asgjë teksa u largua nga salla e gjyqit pas akuzës së tij.

Personat e përfshirë nuk janë përmendur në dokumentet ligjore, por thuhet se bëhet fjalë për pagesa deri në 130,000 dollarë për Stormy Daniels (pornostare).

Pagesa e dytë, prej 150,000 dollarësh thuhet se iu bë Karen McDougal, ish-yll në revistën Playboy.

Ish-presidenti është gjithashtu në fokusin e tre hetimeve të tjera, që lidhen me përpjekjet për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 si dhe me përpjekjen për të falsifikuar dokumente të rëndësishme pas largimit nga Shtëpia e Bardhë.

Burimi: BBC