
Zayn Malik i ka treguar botës look-un e tij të ri dhe njerëzit s’po i ndalin dot komentet. Ai u shfaq me gërsheta dhe duket kaq ndryshe! Zayn poston shumë rrallë nëpër rrjetet sociale, ka eksperimentuar me pamjen dhe flokët, por asnjëherë nuk është shfaqur me gërsheta.
View this post on Instagram
Njerëzit nisën të komentonin pamjen e re, me komplimente dhe emoji. "E dua modelin e ri të flokëve; O Zoot!; Oh Zot, i dua flokët e reja", thanë njerëzit:
Postimi jo dhe aq i shpeshtë i Zayn, vjen pas thashethemeve se ai dhe Selena janë bashkë. Këto zëra lindën pas një videoje në TikTok, ku një vajzë e quajtur Klarissa Garcia tha se një mikesha e saj, hostess në një restorant, kishte parë Zayn dhe Selena duke u puthur dhe biseduar me njëri-tjetrin, si në një takim romantik.
Domosdo, njerëzit nisën të aludonin dhe komentet gëluan. Në këtë histori, u përfshi dhe ish-partnerja e Zayn, Gigi Hadid, e cila sipas burimeve, është mëse dakord me lidhjen e tyre, nëse spekulimet janë të vërteta.