Metropolitan

Detaji në trailerin e ‘Barbie’ është kaq i veçantë, sa gocat u bënë nostalgjike

Detaji në trailerin e ‘Barbie’ është kaq i

Traileri i filmit “Barbie” shfaqi Margot Robbie dhe Ryan Gosling të endeshin të lirë në një botë rozë si Barbie dhe Ken. Detaji që rrëmbeu vëmendjen e shikuesve ishte qëndrimi i njohur i kukullës Barbie.

Që prej debutimit në vitin 1959, Barbie njihet për këmbët e harkuara, edhe kur i hiqen këpucët.

Në sekondat e para të klipit, Margot ecën me takat e saj magjepëse rozë. I heq në një moment dhe këmba e saj nuk lëviz fare, ashtu si kukulla plastike.

“[Regjisorja] Greta Gerwig me të vërtetë tronditi botën e filmit me një pamje të thjeshtë,” shkroi dikush në Twitter.

Të tjerë kanë pyetje se si ia ka dalë Margot që të mos lëvizë gishtërinjtë kur heq këmbën nga këpucët. Disa thonë se mund të jenë ngjitur. Të tjerë theksojnë se është realizuar përmes efekteve vizuale. 

Sidoqoftë, detaji ishte tepër i gjetur!

 

REELS

Profecia e Duas ✨

8 minuta video, por Nini premton se ia vlen të shikohet deri në fund.

Rrahjet e zemrës u çakërdisën gjatë kësaj videoje motivuese. Gjithsesi, e morët mesazhin?

Për të aplikuar, dërgoni një portofol të punëve tuaja në 📲069 70 70 150

Jeni team “mblidhni fëmijët” apo “jemi në ambient publik s’më intereson”?

“Hë, se kostum kam veshur! Asgjë wow!” @harpersbazaarus

A) Kushëria që “të ka si motër” B) Shoqja e ngathët C) Kunata D) Komentojeni vetë

Ditëlindja e gjeti Luana Vjollcën në dasmën e këngëtares Kida, e cila celebroi dashurinë e saj me Ajbin. Kur akrepat shënuan orën 00:00, miqtë në tavolinën e Luanës nisën ta uronin dhe t’i këndonin “Happy Birthday”, ndërsa moderatorja fryu edhe qirinjtë e tortës. Por momenti nuk kaloi pa komente në rrjet. Një pjesë e ndjekësve mendojnë se nuk ishte momenti i saj, pasi vëmendja duhej të ishte te nusja dhe dhëndri. Të tjerë, megjithatë, e shohin si një moment spontan mes miqsh dhe mendojnë se nuk ka asgjë për t’u bërë kaq e madhe, pasi gjithçka ndodhi në tavolinën e saj. Po ju, si e komentoni? A ju duket normale apo mendoni se Luana i vodhi vëmendjen nuses?

😍

Cili lloj çifti jeni ju? Ju që jeni single manifestoni sipas porosive të Dua Lipa-s. 💕