
Drake publikoi këngën e re “Search & Rescue” dhe përdori fjalët e Kim Kardashain kur foli me të ëmën, Kris Jenner, mbi divorcin nga Kanye West.
Fjalët janë shkëputur nga seriali “Keeping Up with the Kardashians”, ku Kim thotë: “Nuk erdha kaq larg, thjesht që të arrij kaq larg dhe të mos jem e lumtur. Mbaje mend” dhe më pas, thotë që e pa shprehjen në internet.
On the series finale of #KUWTK, the fam tackles problems that could change their lives forever pic.twitter.com/RWsOS77gQI
— Kards Katch Up (@kardskatchup) June 4, 2021
Por, nuk mbaron me kaq, pasi zgjodhi një vajzë që ngjan shumë me Kim në promovimin e këngës dhe domosdo, nuk besojmë se është rastësi.
Menjëherë, njerëzit u kujtuan se ku e kishin parë foton: Në Instagram-in e Kim Kardashian! Kim shfaqet me një kaskë motori dhe ‘sozia’ e saj në kopertinën e këngës së Drake po ashtu.
? | Is Drake trolling with a Kim K look-a-like? pic.twitter.com/yKT2Up0kY1
— KenBarbie™ (@itsKenBarbie) April 6, 2023
Shumë persona mendojnë se Drake po rindez edhe njëherë debatin me Kanye West, me të cilin ka pasur një raport jo edhe aq të mirë. Ata postuan dy albumet e tyre në të njëjtën kohë, respektivisht “Donda” nga Kanye dhe “Certified Lover Boy” nga Drake.
"Drake vs Kanye pjesa 2", shkroi dikush.
Drake Vs Kanye part 2
— ??????’?? (@OvOBrezzzy) April 6, 2023
"A është Kim K?" pyeti dikush, shoqëruar me një foto të Kanye-s:
IS THAT KIM K?? pic.twitter.com/D2rTSqNY0u
— Domain ? (@domainsdomain) April 6, 2023
"Drake po risjell Kanye-n e vjetër" tha një tjetër person:
Drake bout to bring out the old Kanye pic.twitter.com/vwdlyN5h9y
— LIL DRE (@Henotteenx) April 6, 2023
Babai i Drake reagoi ndaj komenteve të njerëzve duke thënë: “Drake s’po tallet me njeri, është thjesht një këngë. Pse doni të krijoni sërish sherr mes Kanye dhe Drake?”.
Në fakt, zotëri, si rrallëherë, Kanye nuk bëri gjë. Nejse…