
Come on Barbie, le të bëjmë një meme! Që prej momentin që “Barbie” publikoi trailer-in e dytë, shpërthyen meme-t me Barbie/ Ken, të cilat janë të personalizuara me portretin e njerëzve, si dhe me mbishkrimet që ata duan.
Nëse do ta bësh edhe ti tënden, ndiq këto hapa:
Hapi i parë: Shko te ky website.
Hapi i dytë: Bëj import foton tënde, pa e prerë dhe pa e edituar, sepse inteligjenca artificiale zgjidh punë.
Hapi i tretë: Zgjidh mbishkrimin që do. Për shembull: “This Barbie is duke punuar për të blerë një çantë të re”, këtë pjesë e di vetë ti.
E njëjta gjë vlen edhe për Ken.
Hapi i katërt: Mund të zgjedhësh ngjyrën tënde.
Hapi i pestë: Rregullo foton sipas dëshirës dhe si i duket më mirë syrit tënd artistik.
I gjashti dhe i fundit: Shkarkoje!
Urime! Tani ke posterin dhe meme-n tënde. Postoje në Instagram dhe kushdo që të pyesë, dërgoji këtë artikull. ;)
Artikuj të sugjeruar: