Celebrity

Një detaj i vogël: Mos Taylor Swift ka konfirmuar ndarjen nga Joe Alwyn?

Shkruar nga Anabel

11 Prill 2023

Një detaj i vogël: Mos Taylor Swift ka konfirmuar ndarjen nga Joe
Fotot: Getty Images

Taylor Swift njihet për faktin që përfshin në muzikë marrëdhëniet dhe gjithë përvojat e tjera personale. Thënë kjo, disa fansa besojnë se ajo ka “folur” disi për ndarjen me aktorin Joe Alwyn.

Këngëtarja thuhet se ka ndërruar këngën "Invisible String" me "The 1" në listën e këngëve në turneun e saj “The Eras Tour”. Ndryshimi nuk ka kaluar pa u vënë re në rrjetet sociale.

Teksti i "Invisible String" i referohet gjetjes së dashurisë pas dhimbjes, ndërsa "The 1" është një këngë për një dashuri që nuk funksionoi.

Sipas People, Swift e bëri ndryshimin në fund të muajit të kaluar gjatë një koncerti në Arlington, Teksas. Të dyja këngët janë pjesë e albumit "Folklore".

Ndarja e Taylor Swift dhe Joe Alwyn erdhi krejt papritur dhe na surprizoi të gjithëve, veçanërisht fansat e zjarrtë të këngëtares. Thuhet se ata u ndanë "disa javë më parë" dhe ndarja ishte miqësore.

Swift dhe Alwyn u takuan në Met Gala 2016 dhe filluan të dilnin disa muaj më vonë, megjithëse lidhja e tyre nuk u bë publike deri në vitin 2017.