Celebrity

Pra, nuk do të kemi foto të Eva Mendes dhe Ryan Gosling nga tapeti i kuq, por arsyeja është bindëse

Shkruar nga Anabel

11 Prill 2023

Pra, nuk do të kemi foto të Eva Mendes dhe Ryan Gosling nga tapeti i
PHOTO: DAVE ALLOCCA/STARPIX/SHUTTERSTOCK

Eva Mendes tregoi disa arsye mëse të qarta dhe të kuptueshme se pse nuk poston foto me partnerin e saj, Ryan Gosling dhe me fëmijët e tyre, si dhe pse nuk do të ketë foto me bashkëshortin në tapetin e kuq, për promovimin e filmit "Barbie".

Gjithçka nisi me një koment në Instagram, ku dikush i thoshte se po shpreson shumë që në filmi “Barbie” të jetë në shumë evente për ndarjen e çmimeve, sepse do që të shohë Eva-n dhe Ryan në tapetin e kuq.

Eva iu përgjigj komentit, duke u shprehur mirënjohëse për komentin e bukur, por edhe duke saktësuar se ajo dhe Ryan nuk i bëjnë këto gjëra. “Nuk i bëjmë këto gjëra bashkë. Fotot që kam postuar, i kam bërë sepse tashmë qarkullojnë (referuar fotove që postoi për 10-vjetorin e tyre, në xhirimet e filmit “The Place Beyond the Pines”, ku çifti u njoh).

Pra, nuk do të kemi foto të Eva Mendes dhe Ryan Gosling nga tapeti i

Më pas, shtoi: “Prit, për ata që do të thonë që po “gënjej” – kemi qenë njëherë në tapetin e kuq bashkë, kur ai promovoi filmin”.

Fotoja në fjalë:

Pra, nuk do të kemi foto të Eva Mendes dhe Ryan Gosling nga tapeti i
Sonia Recchia//Getty Images

Gjithashtu, Eva sqaroi se: “Me “nuk ndihem rehat”, dua të them se (nuk dua) të ekspozoj jetën time shumë private, të cilën e çmoj. Gjithsesi, po vdes të bëj një film tjetër me të”.

Pra, nuk do të kemi foto të Eva Mendes dhe Ryan Gosling nga tapeti i

Pra, nuk do të kemi foto të Eva dhe Ryan nga tapeti i kuq për filmin “Barbie”. :(
 
Nuk është hera e parë që Eva e thekson një vendim të tillë. Në 2020-ën, Eva iu përgjigj një tjetër fanseje, e cila e pyeti se pse nuk poston foto të fëmijëve dhe të Ryan dhe ajo komentoi: “Përshëndetje! Kam pasur gjithmonë një kufi të qartë, kur vjen puna te burri dhe te fëmijët e mi. Flas për ta, sigurisht, por me limite dhe nuk do të postoj foto nga jeta ime e përditshme. Derisa fëmijët e mi janë ende shumë të vegjël, s’e kuptoj se çfarë do të thotë të postosh foto të tyre, pasi nuk e kam aprovimin e fëmijëve. Unë nuk do të postoj foto të fëmijëve, derisa të jenë mjaftueshëm të rritur që të më japin aprovimin. Për sa i përket Ryan, kështu funksionon për ne, të qëndrojmë privatë”.

Pra, nuk do të kemi foto të Eva Mendes dhe Ryan Gosling nga tapeti i

E gjitha bën sens në fakt. Gjithsesi, do të donim shumë t’i rishihnim në tapetin e kuq.

Artikuj të sugjeruar: