Bota

A është përshëndetja me gjuhë një traditë në kulturën tibetiane?

Shkruar nga Anabel

11 Prill 2023

A është përshëndetja me gjuhë një traditë
Photo Credits: Twitter

Dalai Lama ka qenë në krye të mediave që nga koha kur një video e diskutueshme e tij u shfaq në rrjetet sociale. Në video, lideri shpirtëror i Tibetit mund të shihet duke puthur një fëmijë në buzë. Më pas, ai nxjerr gjuhën dhe i kërkoni djalit ta thithë atë.

Videoja është regjistruar gjatë një eventi që ndodhi në Indi në shkurt.

Së fundmi, 87-vjeçari kërkoi falje për videon.

Një deklaratë e lëshuar nga zyra e Lama-s në Twitter, shkruante:

"Shenjtëria e tij dëshiron t'i kërkojë falje djalit dhe familjes së tij, si dhe miqve të tij të shumtë në mbarë botën, për lëndimin që mund të ketë shkaktuar veprimi.”

Në deklaratë më tej shkruhej se “murgu budist shpesh i ngacmon njerëzit që takon në një mënyrë të pafajshme dhe lozonjare, madje edhe në publik dhe para kamerave”.

A është përshëndetja me gjuhë një traditë
Photo Credits: Getty Images

Krahas kritikëve të shumtë, ka edhe njerëz që e kanë justikuar veprimin e Dalai Lama-s duke thënë se përshëndetja me gjuhë është pjesë e kulturës tibetiane.

Sa e vërtetë është kjo?

Sipas Institutit të Studimeve të Azisë Lindore në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley, nxjerrja e gjuhës shihet si një shenjë respekti ose marrëveshjeje dhe është përdorur gjithashtu si një përshëndetje në kulturën tibetiane.

Përshëndetja me gjuhë i ka fillesat që në folklorin tibetian. Megjithatë, në asnjë burim nuk përmendet thithja e gjuhës si pjesë e traditës.

Pra, as kjo pjesë e kulturës tibetiane nuk e justifikon dot veprimin e 87-vjeçarit.

Burimi: The Lanelli Herald