Celebrity

John Mayer këndoi një këngë dhe fansat e Taylor Swift nuk e pritën aspak mirë

Shkruar nga Anabel

13 Prill 2023

John Mayer këndoi një këngë dhe fansat e Taylor Swift nuk e
Shutterstock

Në historinë e Taylor Swift, John Mayer është antiheroi! Dje, në Twitter qarkulloi një video në të cilën John Mayer performonte këngën e tij, “Paper Doll” (të cilën thuhet se ia ka kushtuar Taylor Swift) në të njëjtën ditë kur u përhapën zërat se Tay ishte ndarë pas 6 vitesh nga Joe Alwyn.

Njerëzit kanë spekuluar se “Paper Doll” është kundërpërgjigje ndaj “Dear John”, këngë të cilën Tay ia ka dedikuar John.

Sigurisht, njerëzit në Twitter kanë reaguar dhe s’e kanë pritur aspak mirë veprimin e John:

Dikush është shumë me nerva që John Mayer vendosi të performojë "Paper Doll" në të njëjtën ditë kur bota mori vesh për lajmin se Swift dhe Alwyn janë ndarë.

Dikush tjetër e quajti John Mayer "armikun e vërtetë"

"John Mayer e dinte shumë mirë se ç'po bënte kur tha se "Paper Doll" është një prej këngëve të tij të preferuara" tha një tjetër person dhe në fakt, të gjithë këtë mendojmë

Taylor dhe John kanë qenë të lidhur në periudhën 2009-2010, kur ajo ishte 19 vjeç dhe ai 32 vjeç. Ata bashkëpunuan në disa projekte muzikore dhe pas ndarjes, nuk patën raporte aq të mira.

Artikuj të sugjeruar: