Flokët

Pse flokët e kësaj gruaje kanë vendosur një rekord të ri Guinness

Shkruar nga Anabel

15 Prill 2023

Pse flokët e kësaj gruaje kanë vendosur një rekord të

Një grua në Louisiana, e cila i ka thyer rekordet Guinness për afron më të madhe në tre herë të ndryshme në 13 vitet e fundit, thotë se do të vazhdojë të thyejë rekord për të përcjellë bukurinë e flokëve natyralë.

Afro – një model në të cilin kaçurrelat priten në mënyrë të tillë që të stilohen në formë të rrumbullakosur.

Pse flokët e kësaj gruaje kanë vendosur një rekord të

Aevin Dugas tha për Rekordet Botërore Guinness se vendosi të lakmonte rekordin sepse disa kultura i kanë lidhur historikisht flokët e drejtë me bukurinë.

Pse flokët e kësaj gruaje kanë vendosur një rekord të

Rekordi i modelit afro – i cili te Aevin është më shumë se 25 cm i gjatë dhe 26 cm i gjerë – kërkon “prerje të shpeshta dhe regjime stilimi” për t’u mbajtur, sipas Guinness.

Në intervistën e saj me Guinness, Aevin tha se i pëlqente se si flokët e saj të veçantë e ndihmojnë atë "të dallohet në një dhomë plot me njerëz”. Flokët afro për njerëzit me ngjyrë janë një karakteristikë që përfaqëson identitet dhe krenari.