
Javë e re, parashikim i ri. Me siguri, do të dish se si do të ndikojnë këto ngjarje qiellore në shenjën tënde, ndaj lexo më poshtë:
Dashi
Rifilloje nga e para, i dashur Dash! Eklipsi diellor që ndodh ditën e enjte të ofron shanse të reja për t’u rilidhur me dëshirat e tua dhe për të gjetur të tjera shtigje që do të të bëjnë ta njohësh më mirë veten. Prapavija e Mërkurit gjithashtu të ndihmon të shohësh me një tjetër sy financat dhe raportin që ke me to.
Demi
Ç’po të mban peng dhe s’po të lë të jesh i lirë? Çlirohu nga frika, që të shkosh përpara. Duke qenë se këtë muaj ke ditëlindjen, dëshirat e tua jaë në krye të listës për universin. Prapavija e Mërkurit ndodh në shenjën tënde dhe kjo të frymëzon të rimendosh edhe njëherë mbi mënyrën si komunikon me veten dhe të tjerët.
Binjakët
Kjo javë ka në fokus marrëdhënien tënde me të tjerët. Eklipsi i së enjtes do që ti të udhëheqësh grupin e miqve dhe të personave të shtrenjtë në jetën tënde. Këtë javë, qetësohu dhe reflekto, që të karikohesh për ditët në vijim.
Gaforrja
Cilat janë qëllimet e tua në karrierë? Kjo javë të jep ca ide brilante rreth lirisë, udhëheqjes dhe karrierës tënde. Do të kontaktosh me miq të vjetër, të cilët të kanë munguar. Më pas, prapavija e Mërkurit sjell për ty një rishikim të të gjitha raporteve të tua me miqtë, komunitetin përreth dhe vlerave të përbashkëta që ndan me ta.
Luani
Udhëtim të mbarë, Luan! Eklipsi diellor të hap horizonte të reja, të cilat vërtet do të të ndryshojnë jetën! Një sukses i shumëpritur shfaqet për ty në fushën e karrierës, ndaj shijoje sepse e ke merituar! Gjithashtu, do të kesh disa mendime të tjera, të cilat do të të fusin në dilemë, nëse duhet ta ndërrosh profesionin.
Virgjëresha
Cila është e vërteta jote? Këtë javë do të kuptosh më shumë mbi autenticitetin, sinqeritetin dhe intimitetin dhe kjo do të ndodhë në mënyra që do të të lënë pa fjalë. Një dëshirë e madhe për të parë vende të reja do të zgjohet brenda teje, gjithashtu prapavija e Mërkurit do të të bindë të ndryshosh mendje për diçka që kërkon shumë guxim. E sheh sa shumë gjëra të reja në një javë?
Peshorja
Të kundërtat tërhiqen dhe këtë do të ta tregojë më së miri eklipsi në Dash, i cili të detyron të forcohesh dhe të kapësh mundësitë e reja në sferën e romancës. Kleçka? Mundësitë konsistojnë me njerëz që janë kaq ndryshe nga ti. Por, lexo sërish fjalinë e parë dhe kupto që universi punon në mënyra të mistershme.
Akrepi
Bëj ca hapa të vegjël, Akrep! Sa më të mirëmenduara t’i bësh veprimet, aq më shpejt do të shkosh në drejtimin e duhur, në aspektin emocional, fizik dhe mendor. Sezoni i Demit të motivon të fillosh lidhje të reja, ose të forcosh dashurinë që po përjeton, në varësi të dinamikës në të cilën ndodhesh aktualisht.
Shigjetari
Ta kemi thënë disa herë, por s’na ke dëgjuar: Shprehe veten! Trego të vërtetën tënde në mënyrë të qartë, të prerë dhe ç’është më e rëndësishmja: Tregojua njerëzve që të vlerësojnë dhe të dëgjojnë! Do të vendosësh një rutinë të re që do të të ndihmojë shumë me mirëqenien në vijim, si dhe do të rishohësh edhe njëherë zakonet e vjetra, se mos duhet t’i ndryshosh. ;)
Bricjapi
Këtë javë do të rikthehesh në “shtëpi”, çka do të thotë që do të gjesh njerëzit, mënyrën e komunikimin dhe vendin e duhur, të cilat do të të dhurojnë siguri emocionale. Me sezonin e Demit, do të gjesh më shumë kurajo dhe guxim brenda vetes, gjithashtu, edhe më shumë ndjesi se zakonisht. Përjetoji të gjitha dhe shijo momentin!
Ujori
Zgjero aftësitë në gjuhë, Ujor. Eklipsi diellor të fton të përdorësh njohuritë, aftësinë tënde për të dëgjuar, si dhe të jesh i hapur për mundësitë e reja. Mbro aspektin emocional dhe nëse ke konfuzion për emërtimin e një ndjesie, mos u bëj merak, shumë shpejt do ta kuptosh se ç’emocion po përjeton.
Peshqit
Mësohu me faktin që ke vlera! Shpesh ke tendencën të harrosh aftësitë dhe virtytet e tua, por eklipsi diellor t’i rikujton. Krijo një strukturë më të qëndrueshme në komunikim dhe shiko se sa shpejt do të ndryshojnë sjelljet, gjërat dhe këndvështrimet që të rrethojnë.
Artikuj të sugjeruar:
- 3 shenjat e horoskopit që janë non-stop me telefon në dorë!
- Mbaji mend këto data në prill, sepse do të ndodhin surpriza të mëdha
- Doni të largoni energjinë negative? Ja kristalet që ju duhen, sipas shenjës së horoskopit
- 10 situata që vetëm një Dash (ose dikush që e njeh shumë mirë një të tillë) i kupton
- Horoskopi i Susan Miller: Prill 2023