Nëna e futbollistit Achraf Hakimi është sërish virale në TikTok.
E gjitha nisi kur gruaja e futbollistit të Paris Saint-Germain, Hiba Abouk, shkoi në një gjykatë franceze duke kërkuar divorcin dhe gjysmën e pasurisë së tij pasi futbollisti u akuzua për përdhunim, por u largua duarbosh. Avokatja e Hakimi-t, Fanny Colin, tha se akuza ndaj klientit të saj ishte një "hap i detyrueshëm për çdo person që akuzohet për përdhunim" dhe ai do të mbrohej.
Për habinë e gruas, 36 vjeçe, futbollisti, 24 vjeç, nuk kishte prona apo para në bank, pasi Hakimi e kishte regjistruar pasurinë në emër të nënës së tij. Mediat raportuan se zyrtarët i thanë Hiba-s, e cila ka dy djem me futbollistin, se burri i saj nuk zotëronte ligjërisht asgjë dhe se të gjitha milionat e tij, madje edhe paga në PSG, ishin regjistruar në emër të nënës.
Gruaja u habit kur iu tha nga gjykata se më shumë se 80% e pagës së tij është kredituar në llogarinë bankare të të ëmës. Ai duket se nuk ka pasuri, makina apo bizhuteri të regjistruara në emrin e tij. Raportet e mediave kanë vlerësuar se pasuria e Hakimi-t tejkalon 70 milionë dollarë.
Në TikTok, njerëzit tashmë po postojnë video ku tregojnë se sa besim kanë te nënat e tyre ose bëjnë shaka duke thënë se tani do i kalojnë llogaritë bankare në emër të nënave.
@serle.b now i know why the coach called the mamas to the world cup ???#moroccanteam #morocco #hakimziyech #hakimi #achrafhakimi #ziyech #equipedumaroc ? original sound - Serle
Nëna e Hakimi-t u bë virale teksa puthte djalin e saj pas fitores tronditëse të Marokut ndaj Spanjës në Kupën e Botës 2022.