
Kiev, Ukrainë

Njerëzit përulen gjatë shërbimit funeral të Oleh Barna, ish-deputet i parlamentit të Ukrainës dhe ushtarakut Valerii Dorokhov. Ata u vranë në luftimet pranë Vuhledar, në “Sheshin e Pavarësisë” në Kiev. Barna, ish-deputet i parlamentit, iu bashkua forcave të armatosura pas pushtimit rus, në shkurt 2022. Thuhet, se ai u vra në vijën e parë të frontit më 17 prill.
Brownsville, Teksas, SHBA

Anija kozmike “Starship” e gjeneratës së ardhshme të “SpaceX” shpërthen pas nisjes nga platforma e lëshimit të kompanisë. Raketa më e madhe dhe më e fuqishme ndonjëherë, shpërtheu brenda disa minutave, në një test që synonte që ky të ishte hapi i parë i udhëtimit të njeriut në Mars.
Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe

Besimtarët myslimanë falen në Xhaminë “Sheikh Zayed” në Abu Dhabi, gjatë Natës së Kadrit.
Londër, Angli

Përgatitjet për kurorëzimin e mbretit Charles III dhe bashkëshortes mbretëreshë, Camilla. Kurorëzimi do të kryhet më 6 maj, në një festë që do të zgjasë plot 3 ditë.
Bakhmut, Ukrainë

Ushtarët ukrainas qëllojnë një obus D-30 në vijën e parë të frontit, pranë qytetit Bakhmut.
Addis Ababa, Etiopi

Besimtarët ortodoksë etiopianë luten gjatë kremtimit të Pashkëve në kishën “Bole Medhanialem” në Addis Ababa. Pashkët etiopiane, të njohura gjithashtu si Fasika, përkujtojnë ringjalljen e Jezusit dhe shënojnë fundin e një agjërimi 55-ditor mes besimtarëve ortodoksë.
Torino, Itali

Besimtarët myslimanë mblidhen për të kryer lutjen e mëngjesit në ditën e parë të Fitër Bajramit, që shënon edhe fundin e muajit të shenjtë të agjërimit të Ramazanit.
Paris, Francë

Protestuesit këndojnë përpara një grumbulli biçikletash elektronike, të cilat janë djegur gjatë demonstratave kundër projektligjit të pensioneve, propozuar nga Emmanuel Macron. Ai nënshkroi elementet kyçe të reformës së pensioneve, duke sfiduar kështu protestat 3-mujore dhe kërkesat nga sindikatat, që të mos e zbatonte legjislacionin.
Sana'a, Jemen

Një avion me qira i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq që transportonte njerëz që kanë fituar lirinë, zbarkon në aeroportin e qytetit. Avioni kreu shkëmbimin e të burgosurve mes dy palëve të Jemenit. Dhjetëra të burgosur lufte, përfshirë edhe persona nga Arabia Saudite, u liruan si pasojë e një shkëmbimi ndërkufitar.
Sana'a, Jemen

Fëmijë dhe gra presin njerëzit që kanë fituar lirinë, pas mbërritjes së tyre me avion nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në aeroportin e Sana’s.
Sloviansk, Ukrainë

Ekipet e shpëtimit punojnë në kulmin e një ndërtese banimi pjesërisht të shkatërruar pas bombardimeve ruse në Sloviansk. Granatimet vranë të paktën pesë persona, pohoi guvernatori lokal, duke paralajmëruar se të tjerët mund të ishin të varrosur nën rrënoja.
Bordo, Francë

Një protestues hedh një shishe gjatë përleshjeve me policinë në një demonstratë pasi këshilli kushtetues i Francës miratoi elementet kryesorë të reformës së pensioneve në Bordo.
Kiev, Ukrainë

Njerëzit ngjiten mbi armët e shkatërruara ushtarake ruse, të ekspozuara në sheshin “Mikhailovsky” në Kiev.
Vilanova de Sau, Spanjë

Pamje e rezervuarit Sau rreth 100 km (62 milje) në veri të Barcelonës. Autoritetet paralajmëruan se do të ketë kufizime në Barcelonë, pasi po përballen me një krizë uji. Në këtë zonë jetojnë rreth 6 milionë banorë, të cilëve u duhet të përballen me kufizime shumë të rrepta të përdorimit të ujit në muajt e ardhshëm.
St Ives, Angli

Surfistët mblidhen përpara një demonstrate për të ndaluar prurjen e ujërave të zeza kimike në plazhin Gwithian në St Ives.
Liverpool, Angli

Oficerët e policisë largojnë një person që po protestonte përpara fillimit të garës së kuajve Grand National në Aintree. Më shumë se 100 protestues për të drejtat e kafshëve u arrestuan, pasi disa prej tyre u dyndën në “Grand National” dhe detyruan shtyrjen e eventit me 15 minuta.
Liverpool, Angli

Corach Rambler fiton bindshëm në pistë, pas ndërprerjes së eventit nga aktivistët e të drejtave të kafshëve.
Sheffield, Angli

Një protestues i “Just Stop Oil” hidhet mbi tavolinë dhe hedh pluhur në ngjyrë portokalli gjatë ndeshjes së raundit të parë midis Robert Milkins dhe Joe Perry, në kampionatin botëror të snooker në teatrin Crucible. Kampionati Botëror i Snooker ishte ngjarja më e fundit sportive e profilit të lartë që u ndërpre nga protestuesit.
Paris, Francë

Një grua kalon një barrikadë të djegur në lagjen Marais të Parisit gjatë demonstratave kundër ligjit të pensioneve të qeverisë franceze.
Halle, Belgjikë

Rritja e një peme, e rrethuar nga zymbylët e egër në pyllin Hallerbos në Halle, Belgjikë.