
Lidhjet e të personave të famshëm duken si një kaos i vërtetë dhe këtë e tregon më së miri puthja e famshme në Tokio, mes Emily Ratajkowski dhe Harry Styles. Pikërisht për këtë moment, Emily foli në kopertinën e “Spanish Vogue” dhe tregoi përjetimet e saj mbi momentin dhe videon që u bë super virale.
“S’e prisja që të ndodhte. Mendoj, në përgjithësi, ka një arsye pse ca persona të famshëm në Los Angeles punësojnë truproja, nuk shkojnë në restorante publike…Ideja që të heq dorë nga liria ime për hir të sigurisë është diçka që unë ende s’e kam menduar”, tha ajo dhe shtoi se është shumë e çuditshme që përjeton disa eksperienca dhe më pas, i merr vesh e gjithë bota dhe i komenton përvojat e saj.
Emily foli edhe për ndjenjat e mikes së saj dhe ish-partneres së Harry, regjisores dhe aktores Olivia Wilde dhe tha se i vjen keq për të. “Më vjen keq për Olivia-n sepse iu desh ta vuante situatën në disa raste”.
Emily dhe Harry u filmuan duke u puthur në Tokio dhe interneti u shokua. Menjëherë nisën spekulimet dhe komentet e shumta. Emily, muajt e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes për marrëdhëniet e saj me burra të ndryshëm. Fillimisht, u tha se ajo takohej me Brad Pitt, më pas me Pete Davidson, Orazio Rispo, Jack Greer dhe Eric Andre.
Sa i përket Harry-t, ai ka qenë i lidhur me Olivia Wilde për rreth 2 vite.
Artikuj të sugjeruar:
- Më fal?! Disa orë pasi u puth me Emily, Harry Styles filmohet me ish-të dashurën
- Emily theu “Kodin e Gocave”: Cili është qëndrimi i Olivia-s, sipas burimeve
- Emily Ratajkowski po planifikon të zgjerojë familjen, me ose pa partner
- Thuhet se Emily po i lutet Olivia Wilde që ta falë, pas puthjes me Harry Styles
- Interneti ka disa teori *mjaft* interesante për puthjen e Emily – Harry
- Shumë partnerë në pak kohë: Cilët janë V.I.P-at që cilësohen si “serial daters”, sipas internetit
- Ndërkohë që Harry puthej me Emily Ratajkowski-n, Olivia takohej me ish-bashkëshortin