Instagramming

Megi Pojani reagon pas videos virale që u kritikua ashpër

Shkruar nga Anabel

24 Prill 2023

Megi Pojani reagon pas videos virale që u kritikua ashpër
Instagram

 
Megi Pojani ka bërë një reagim për videon ku shfaqej duke pastruar varrin e stërgjyshes, çka ndezi shumë reagime dhe kritika nga komentues të ndryshëm. Nisur nga kjo, ka postuar një foto në Instagram, ku shkruan

“Jam shumë e keqardhur për veprimet e mia te videoja që është publikuar sot. Kam qenë të varri i stërgjyshes sime, ku shkoj shpesh, e laj, i ndez qiri dhe i vendos lule të freskëta që varri t’i dalë në dritë”.

Më pas, shton se kjo është mënyra se si e ndërton raportin me njerëzit e saj të dashur:

“Kjo është mënyra se si e ndërtoj komunikimin me një stërgjyshe që prindërit e mi e kanë dashur fort. Është mënyra ime, jo e jotja; marrëdhënia ime me të, jo e jotja. Varret s’lidhen vetëm me kujën dhe lotët. Atë moment, kur është bërë video (3 vite më parë) e kam të gjallë edhe tani. Çdo herë që vizitojmë të afërmit tanë në varreza, mami ngarkohet dhe ne mundohet ta bëjmë të qeshë me “idiotësitë tona”. Kjo është shumë intime”.

Megi u kërkoi ndjesë njerëzve që mund të jenë prekur nga ky veprim:

“I kërkoj ndjesë përulësisht kujtdo që (me të drejtë) mund të jetë fyer nga veprimi im i pamatur. Kam e vetëdijshme se sa mund të lëndojë, sa ç’jam e vetëdijshme për qëllimet për se është bërë dhe publikuar kjo video – kurrë për t’u tallur e personin tim të dashur. Uroj që personazhi im në rrjetet sociale të mos keqkuptohet dhe të mos interpretohet si karakteri im i vërtetë dhe kam bindjen që në aq kohë sa kam qenë pjesë e televizionit, kam treguar se kush është Megi e vërtetë. Uroj në mirëkuptimin e njerëzve që më kanë mbështetur deri tani, në jetë dhe në rrjetet sociale”, përfundoi ajo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Megi Pojani (@megipojani)

Në videon e shumëpërfolur, Megi pastronte varrin e stërgjyshes dhe bënte shaka me stërgjyshen e ndjerë, duke i treguar se tanimë, është e famshme.