Mendja

Keni stres? Doni motivim? Ndiheni të lodhur? 10+ aplikacione që ju ndihmojnë

Shkruar nga Anabel

26 Prill 2023

Keni stres? Doni motivim? Ndiheni të lodhur? 10+ aplikacione që ju

Pavarësisht nëse keni probleme me punën ose ndiheni të mbingarkuar nga stresi i përditshëm, të mbash mendjen aktive mund t'ju ndihmojë të jeni më të qetë.

Kur bëhet fjalë për shëndetin mendor, mbajtja e trurit aktiv është bërë më e rëndësishme se kurrë. "Të merremi me gjëra të ndryshme, pra ta mbajmë veten të zënë me punë, na ndihmon të përqendrohemi ‘këtu’ dhe ‘tani’ dhe na largon nga shqetësimet tona," tha për Healthline Dr. Divyansu Patel, një specialist i psikiatrisë.

Aplikacionet, të cilat mund të variojnë nga zgjidhjet e puzzle-ave deri te mësimi i gjuhëve të huaja, mund të bëjnë një ndryshim të madh në jetën e përditshme. 

Nga stresi, te meditimet dhe frymëzimi: Ja disa nga aplikacionet më të mira për të mbajtur trurin aktiv

Më i miri në përgjithësi: Lumosity

Më i miri për opsione falas: Duolingo

Më i miri për reduktimin e ankthit: Calm

Më i miri për forcimin e aftësive njohëse: PsychologyCompass

Më i miri për meditimet: Headspace

Më i miri për reduktimin e stresit: Ten Percent Happier

Më i miri për vetëdije: Insight Timer

Më i miri për frymëzim: TED

Më i miri për produktivitetin: Forest

Më i miri për lidhje: Words With Friends

Më i miri për puzzle: Chess – Play and Learn