
Megan Fox do që të tre fëmijët e saj të ndihen të lirë dhe të sigurt, ama, nuk mundet t’i mbrojë 100% nga bullizmi dhe komentet e të tjerëve. Aktorja mori si shembull djalin e saj, Noah, 9 vjeç, i cili ka qejf të vishet me “veshje gocash”.
Megan thotë se i biri nisi të vishte fustane kur ishte 2 vjeç dhe ajo ka bërë gjithçka që ai të ndihet sa më rehat me vendimet e tij, gjithashtu, ka punuar shumë me veten, që të vetedukohet për ta tejkaluar me sukses një fazë të tillë. Ama, tregoi edhe se Noah është vënë në qendër të disa komenteve “të liga, dashakeqëse dhe mizore nga njerëzit në rrjetet sociale”.
Aktorja shtoi se nuk do që ai t’i lexojë ndonjëherë keto komente, sepse mjaftueshëm i dëgjon nëpër shkollë fjali të tipit: “Djemtë nuk veshin fustane".
Ajo u shpreh se ka blerë shumë libra, përmes të cilat mësonte se si të ishte një prind më i mirë për Noah. “Disa nga këta libra ishin shkruar nga fëmijë transgjinorë. Disa nga librat thjesht tregonin se si një djalë vesh fustane dhe e shpreh veten në mënyrën që do dhe që e gjitha kjo s’ka lidhje me seksualitetin”.
Ylli i “Jennifer’s Body” tha për Glamour UK se fëmijët e saj, Journey River (5 vjeç), Bodhi Ransom (8 vjeç) dhe Noah Shannon (9 vjeç), për të cilët bashkëprindëron me ish-partnerin, Brian Austin Green, shkojnë në një shkollë “ku prindërit e tjerë kanë këndvështrime të ngjashme” dhe fëmijët e tyre nuk janë aq të lidhur me internetin, në mënyrën që shumica e bashkëmoshatarëve të tyre janë. Ajo tha se duke qenë se ajo dhe Austin janë të famshëm, dija që buron nga interneti, është shumë e limituar për fëmijët.
“E dija që kur ishin të vegjël, doja t’i mbroja sido që mundesha, sidomos nga koha e shpenzuar në internet. Deri tani, kemi bërë një punë shumë të mirë dhe e kemi ruajtur pafajsinë e tyre në shumë mënyra. Por, e di që s’mund t’i mbroj përgjithmonë, edhe pse e di që kam një fëmijë që vuan (nga komentet)”.
Ajo shtoi: “Kështu që, ka shumë gjëra që më shqetësojnë, sepse do të doja që njerëzimi të mos ishte kështu. Edhe pse fëmija im është i guximshëm, aq i guximshëm sa e ka zgjedhur këtë rrugëtim për një arsye. (Gjithsesi), është e vështirë edhe për mua si nënë. S’mund ta kontrolloj mënyrën se si njerëzit reagojnë ndaj fëmijës sim, nuk mund të kontrolloj as gjërat që fëmijët e tjerë thonë dhe përsërisin. Kjo është arsyeja pse s’i lejoj fëmijët në Instagram, apo rrjetet sociale”.
Gjithashtu, Megan theksoi se është shumë krenare për fëmijët e saj. “Jam shumë krenare për fëmijët e mi. Noah është një pianist fantastik. Ai mund të mësojë koncertin e Mozart-it në një orë”. Më pas, vijoi: “Dua që njerëzit ta shohin këtë, por nuk dua që bota të ketë akses në shpirtin e tij të butë dhe të thotë gjëra që të gjithë ne e dimë që do t’i thotë”, përmbylli Megan.
Artikuj të sugjeruar: