
Duket se Mila Kunis ndodhet në “telashe” pasi ndaj saj është ngritur një padi për vjedhje. Por çudia e vërtetë qëndron në faktin se aktorja akuzohet se ka vjedhur një...pulë!
Padia është ngritur nga 25-vjeçarja ukrainase Kristina Karo, e cila pretendon se në klasë të parë ka qenë shoqe e ngushtë me Mila Kunis. Sipas saj Mila e kishte zili për faktin se ajo kishte një pulë që i kishte vënë emrin Doggie. Ajo ka thënë se të dyja ato e donin shumë pulën në fjalë dhe Mila shkonte në shtëpinë e saj për të luajtur me pulën.
Por sipas saj, një ditë pula u zhduk dhe Mila e pranoi se e kishte vjedhur, duke thënë se Kristina mund të kishte një kafshë tjetër si kafshë shtëpiake duke qenë se kishte një fermë të tërë në shtëpi. 25-vjeçarja ka thënë se qëkur Mila i vodhi pulën e saj të dashur, ajo është shkatërruar dhe ka bërë terapi të shumta për ta rimarrë veten.
Vitet kaluan dhe Mila vajti në Los Angeles ku u bë një yll i ekranit. Kristina gjithashtu u transferua atje për të ndjekur karrierën e saj si këngëtare, por kjo gjë sipas saj i ka sjellë vetëm kujtime të këqija dhe i ka rikthyer kujtimin e pulës së humbur. Ajo thotë se i është rikthyer terapisë dhe për këtë kërkon dëmshpërblim nga Mila, një shumë të vogël prej 5’000$.
Mila dhe bashkëshorti i saj Ashton Kutcher janë tallur me një gjë të tillë duke bërë si të habitur për faktin se padia e saj vjen pikërisht në një kohë që ajo po përpiqet të ndërtojë karrierën e saj si këngëtare. “Do të doja dhe unë të ngrija një padi prej 5’000$ që më detyruan të shoh atë video. Më dhembin sytë,” ka thënë me humor aktorja.
Burimi: TMZ