
Këtë vit, Met Gala kishte si tematikë një homazh për legjendarin Kar Lagerfeld. Të gjithë të famshmit që morën pjesë, u kujdesën të dukeshin yje dhe diku na kapi syri një mace gjigante, që ngjan fiks se Choupette, macja e pasur dhe e llastuar e dizajnerit të ndjerë.

Poshtë kostumit fshihej Jared Leto, i cili zgjodhi pikërisht të kthente kokat në këtë event. Jared nderoi jo vetëm Karl, por edhe macen e tij të shtrenjtë, e cila jeton një jetë më të mirë se të gjithë ne. *Qan në cep*.

Por, mos mendoni se ky ishte i vetmi nderim për Choupette. Edhe Doja Cat vendosi që të përqafonte macen e saj të brendshme, në një tjetër mënyrë: përmes makeup-it. Doja hyri aq shumë në rol, sa në intervistë, thjesht mjaullinte.
Artikuj të sugjeruar: