Një senator, bashkëshortja e tij dhe një mjek arrestohen për trafik organesh
Një senator nigerian, i quajtur Ike Ekëeremadu, 60 vjeç, bashkëshortja, Beatrice dhe mjeku Obinna Obeta, 50 vjeç u arrestuan pasi bënë një komplot për të sjellë një burrë nga Lagos në Britaninë e Madhe, në mënyrë që t’i merrnin veshkën për të bijën e senatorit.
Ky rast është edhe i pari për të pandehurit që dënohen sipas Aktit të Skllavërisë Moderne, për një plan për të marrë organnet. Të dhurosh një veshkë është e ligjshme, por bëhet vepër kriminale kur merr para ose ndonjë përfitim personal.
Thuhet se burri që do të jepte veshkën, do të shpërblehej me një procedurë private që kushton 80,000 £ në spitalin “Royal Free”, Londër, si dhe iu ofruan 7,000 £, si dhe premtimi për një jetë më të mirë në Mbretërinë e Bashkuar. Fillimisht, burri nuk e kuptoi deri në takimin e tij të parë me një konsulent në spital se ai ishte atje për një transplant të veshkave.
Në seancën e zhvilluar të premten, senatori u burgos për 9 vite e 8 muaj, bashkëshortja për 4 vite e 6 muaj dhe mjeku me 10 vite.
Japonia goditet nga tërmeti 6.2 ballë
Një tërmet i fuqishëm ka tronditur zonën qendrore të Japonisë, duke lënë 1 viktimë dhe 21 të lënduar.
Ekspertët e motit njoftuan banorët se mund të ketë të tjera dridhje dhe rrëshqitje të dheut në ditët në vijim, por deri më tani nuk është prezent rreziku për një cunami.
OKB ngre alarmin për numrin e lartë të vdekjeve të fëmijëve në Sudan
OKB paralajmëruan se një numër shumë i lartë i fëmijësh po ndërrojnë jetë si pasojë e konfliktit në Sudan, duke thënë se 7 fëmijë vriten ose plagosen çdo orë.
“Situata në Sudan është fatale për një numër të madh fëmijësh”, tha James Elder, zëdhënës i agjencisë së OKB-së për fëmijë, UNICEF, duke shtuar se agjencia ka marrë raporte nga një partner i besuar. Sipas statistikave, 190 fëmijë u vranë dhe 1,700 të tjerë u plagosën në 11 ditët e para të konfliktit, i cili nisi më 15 prill.
Momente tmerri dhe kaosi në Serbi
Pas masakrës në Beograd ku një djalë 13-vjeçar vrau 8 persona, një tjetër 21-vjeçar tronditi vendin, duke vrarë 8 persona dhe duke plagosur 14 të tjerë. Ngjarja bëri që banorët e fshtrave Dubonë, Malo Orasje dhe Sepshin të mbylleshin në shtëpi, të mos hapnin bizneset dhe të mos shkonin në punë.
Plot 600 policë patrulluan në terren dhe organet kompetente u mobilizuan në të gjitha drejtimet. Autori i krimit u kap në orën 8 të mëngjesit dhe sipas burimeve, ishte djali i një ish-ushtari dhe familja e tij merrej me bujqësi. Ndonëse ekzistonte një frikë e madhe se mos policia nuk do të arrinte ta kapte sulmuesin, banorët iu rikthyen normalitetit pas njoftimit se autori i ngjarjes u prangos.