Celebrity

Mund të kemi një çift të ri: Tom Cruise dhe Shakira!

Shkruar nga Anabel

10 Maj 2023

Mund të kemi një çift të ri: Tom Cruise dhe Shakira!
Getty Images

Përshëndetje!

Kemi një të re nga jeta romantike e Shakira-s dhe përfshin një tjetër person të famshëm: Tom Cruise.
 
Të dy u panë bashkë dhe kemi një video që e provon këtë. Sipas burimeve, Tom është super i interesuar që ta njohë më shumë këngëtaren latine. “Ka kimi. Shakira-s i duhet një jastëk i butë ku mund të prehet (pas ndarjes nga Piqué) dhe Tom mund të jetë pikërisht jastëku në fjalë”.

Gjithashtu, Tom i ka dërguar edhe lule Shakira-s dhe jemi mëse të interesuar në këtë romancë.

Shakira, para disa kohëve u nda nga ish-partneri i saj, Gerard Piqué dhe duket se është gati për një dashuri të re. Këngëtarja latine ka folur shpesh për ndarjen, përmes këngëve dhe intervistave. Ajo e ka cilësuar tradhtinë dhe ndarjen si një “proces shumë të vështirë” dhe sigurisht, besojmë biem të gjithë dakord se meriton një romancë të lumtur.

Artikuj të sugjeruar: