High Tech

Sipas Google, ky chatbot është shumë më i mirë se ChatGPT

Shkruar nga Anabel

11 Maj 2023

Sipas Google, ky chatbot është shumë më i mirë se

Google po përpiqet të rimarrë kurorën si lider në inteligjencën artificiale me PalM 2, një "model gjuhësor i gjeneratës së ardhshme", për të cilin kompania thotë se i kalon sistemet e tjera.

Ashtu si "modelet e tjera" si ChatGPT i OpenAI, PaLM 2 është një model i inteligjencës artificiale me qëllime të përgjithshme, i cili mund të përdoret për funksione të ngjashme me ato të ChatGPT.

Përpos kësaj, PaLM 2 mund të përdoret edhe për të përkthyer midis gjuhëve, për të shkruar kode kompjuterike, apo edhe për të analizuar dhe për t'iu përgjigjur imazheve.

Sipas Google, ky chatbot është shumë më i mirë se

Duke kombinuar këto aftësi, një përdorues mund të bëjë një pyetje në anglisht në lidhje me një restorant në Bullgari, për shembull. Fill pas pyetjes, sistemi do të jetë në gjendje të kërkojë në internet për përgjigje bullgare, të gjejë një përgjigje, ta përkthejë përgjigjen në anglisht si edhe të shtojë fotografi të vendndodhjes.

Google theksoi se PaLM 2 ishte krijuar me një korpus që përmban mbi 100 gjuhë, duke e bërë atë, sipas Google, "të shkëlqejë në detyrat shumëgjuhëshe”.

Duhet shtuar se Google e prezantoi PaLM 2 në një kohë kur programet e inteligjencës artificiale po përfliten dhe përdoren shumë. Thënë kjo, ekziston mundësia që PaLM 2 të mos jetë testuar mjaftueshëm për çështje që lidhen me sigurinë dhe mënyrën si trajton tema të ndryshme dhe delikate.