Moda

Deva, vajza e Monica Bellucci, mahnitëse në Romë

Shkruar nga Anabel

1 Qershor 2023

Deva, vajza e Monica Bellucci, mahnitëse në Romë
Backgrid

“Dardha bie nën dardhë”, ndaj nuk kishte si të ndodhte ndryshe me Deva Cassel, të bijën e Monica Bellucci-t, e cila duket se po ndjek hapat e së ëmës, ikonës së kinemasë dhe bukurisë.

Deva është pjesë e fushatës më të re të Dolce & Gabbanna dhe në xhirimet e reklamës në Romë, dukej një super yll! E veshur me një fustan të zi me dantella, çizme të gjata dhe me makeup të thjeshtë, ku binin në sy buzët e kuqe, Deva dukej një yll!

Deva, vajza e Monica Bellucci, mahnitëse në Romë
Backgrid


Ajo u fotografua pranë fontanës Trevi në Romë dhe shpejt, fotot qarkulluan online. Deva ka qenë pjesë e një tjetër fushate të Dolce & Gabbanna, për promovimin e një fragrance, kur ishte vetëm 14 vjeç dhe prej 4 vitesh sfilon nëpër sfilata të ndryshme, për marka si: Dior, Coperni dhe Jacquemus.
 
Deva, 18 vjeç, është vajza e Monica-s dhe aktorit francez Vincent Cassel.