Ryan Gosling mbrojti veten ndaj atyre që mendojnë se ai është "shumë i vjetër" për të luajtur kukullën Ken në filmin e ri "Barbie".
E gjitha nisi në prill kur u publikua traileri i parë i filmit "Barbie" dhe pasoi një debat në rrjetet sociale, ku disa përdorues shprehën mendimin se aktori 42-vjeçar dukej shumë "i rritur" për të luajtur Ken-in.
“Nëse njerëzit nuk duan të luajnë me Ken-in tim, ka shumë Ken-a të tjerë për të luajtur,” tha Gosling në një intervistë për GQ.
Aktori foli gjithashtu për faktorët e ndryshëm që e bindën të merrte rolin e kukullës ikonike në komedinë me regji të Greta Gerwig - mundësia për të qenë pjesë e një filmi që nxjerr personazhet gra në qendër. Në film luajnë Margot Robbie, Issa Rae, Kate McKinnon, Hari Nef, America Ferrera e shumë të tjera.
“Barbie” do të dalë në kinema më 21 korrik.
- Një listë me 25 filma që do të publikohen këtë verë dhe ti duhet t’i kesh në radar
- Ëndrra ime për momentin? Të kem një kolege si Margot Robbie
- Filmi
- Për herë të parë: Një kukull Barbie me sindromën Down
- Pra, nuk do të kemi foto të Eva Mendes dhe Ryan Gosling nga tapeti i kuq, por arsyeja është bindëse