Ashley Graham ndau me Byrdie disa nga sekretet e saj të bukurisë në një intervistë të fundit, ku zbuloi se ajo përdor një praktikë tradicionale kineze për të cilën modelja betohet se është po aq e mirë sa filler (mbushës) apo botoksi.
Kur e pyetën se cili ishte fiksimi i saj i fundit me kujdesin e lëkurës, supermodelja, 35 vjeçe, përmendi gua sha – një procedurë që përfshin masazhin me një mjet të lëmuar përgjatë trupit për të përmirësuar rrudhat, për të çliruar dhimbjet e muskujve dhe për përfitime të tjera.
"Ju nuk keni nevojë për filler, ju duhet vetëm gua sha," tha ajo.
"Kam parë shumë vajza që e bëjnë kaq gabim dhe ndihem sikur kam mësuesen më të mirë në të gjithë botën," i tha Graham, duke shtuar se ajo sheh videot e Sandra Lanshin Chiu. "Nëse shkoni në TikTokun ose Instagramin e saj, ajo ju tregon saktësisht se si ta bëni," theksoi ajo.
Artikull i rekomanduar: