Celebrity

Lindsay Lohan tregon se si i tha të shoqit për shtatzëninë dhe momenti nuk ishte shumë emocionuese

Shkruar nga Anabel

8 Qershor 2023

Lindsay Lohan tregon se si i tha të shoqit për shtatzëninë
Ben Hassett

Lindsay Lohan nuk bëri ndonjë gjë të jashtëzakonshme për t’i treguar bashkëshortit se ishte shtatzënë dhe se do të bëheshin prindër. “Ishte kaq jo emocionuese”, tha Lohan.

Pasi i tha së ëmës, Dina Lohan se mund të ishte shtatzënë, aktorja e “Mean Girls” bëri një test shtatzënie dhe kur kuptoi se ishte në pritje të ëmbël, shkoi në dhomë dhe ia tregoi testin bashkëshortit.

“Gjeje çfarë?”, e pyeti ajo dhe menjëherë bashkëshorti i saj, Bader Shammas supozoi se ajo ishte shtatzënë.

Lohan e tregoi publikisht se është në pritje të një fëmijë dhe se mezi pret të provojë ndjesinë e mëmësisë. “Jemi të lumtur dhe të bekuar”, shkroi ajo në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lindsay Lohan (@lindsaylohan)

Lohan dhe Shammas u fejuan në vitin 2021 dhe sërish të gjithë e morëm vesh nga Instagram-i. Më pas, ajo iu referua Bader si “bashkëshort” dhe ja, kështu u krijua një familje e bukur, e cila po pret një bebush. Aktorja është mjaft e lumtur me partnerin e saj dhe shpeshherë ka thënë se është gruaja më me fat në botë krah tij.