Bota

Historia e Natalia Grace është kaq e çuditshme dhe e ngjashme me filmin “The Orphan”

Shkruar nga Anabel

11 Qershor 2023

Historia e Natalia Grace është kaq e çuditshme dhe e ngjashme
Rreshtat që do të lexosh më poshtë nuk kanë të bëjnë me filmin “The Orphan”, megjithëse, historia ka një super ngjashmëri.

Disa vite më parë (në 2010-ën), një çift nga Indiana adoptoi një vajzë në Ukrainë, më pas, e braktisën. Kështu nisi një betejë ligjore dhe prindërit u akuzuan për neglizhencë ndaj fëmijës dhe më pas, u kuptua se gjithçka ishte më e thellë dhe më e mistershme se sa mendohej. Vajza në fjalë quhej Natalia Grace dhe ka një arsye bindëse pse prindërit e braktisën.

Natalia u adoptua kur ishte 6 vjeç (ose të paktën kështu thuhej në dokumente) dhe prindërit e saj, Michael dhe Kristine e bën pjesë të familjes, së bashku me 3 djemtë e tyre. Por shpejt nisën të besonin se Natalie nuk ishte vërtet 6 vjeç. Kur e ëma e lau, pa se ajo kishte qime pubike dhe ende s’kishte arritur moshën e pubertetit.
 
Natalia, qartazi, ishte më e gjatë dhe kishte një fizik më të zhvilluar se bashkëmoshatarët, sigurisht, edhe një fjalor më të pasur. Çifti Barnett dëshmuan se vajza kishte menstruacione dhe se e bija e fliste anglishten pa theksin ukrainas (supozohej që ajo kishte qëndruar gjithnjë në Ukrainë).
 
Çifti e çoi vajzën te mjeku dhe ai i njoftoi se kishin të bënin me një person të rritur. Në vitin 2012, ata fituan të drejtën ligjore për të regjistruar moshën e saktë të Natalie, e cila ishte 22 vjeç.
 
Situata shpejt u bë më serioze seç pritej dhe prindërit, pas braktisjes, thanë se Natalie kërcënoi me thikë familjen dhe u përpoq që ta helmonte Kristine. Më pas, Michael shtoi se djali i tyre besonte se jetonin me një artiste sociopate. “Ne s’e dimë se kush është ajo. Kush dreqin është ky person?”, shprehet Michael në dokumentarin “ The Curious Case of Natalia Grace”, kushtuar pikërisht kësaj historie.
 
Pasi mosha e Natalie “u rrit” në mënyrë drastike, çifti mori me qira një apartament rreth 105 km larg shtëpisë dhe e lanë të vetme në shtëpinë aktuale Natalie, sipas dokumenteve të gjyqit. Më pas, ata u zhvendosën në Kanada së bashku me 3 djemtë.
 
Natalie u birësua sërish nga Anton dhe Cynthia Mans dhe sipas tyre, ajo është një adoleshente e dashur dhe e sjellshme dhe aspak një sociopate e rritur që sillet si fëmijë.
 
Nga ana tjetër, Natalie pretendon se e gjitha është një mashtrim dhe se ajo s’ka pasur kurrë një sjellje të tillë dhe për këtë, mund të dëshmojë familja e saj e re. Natalie ngriti edhe një akuzë për abuzim ndaj Kristine, por çështja u pezullua.
 
Në dokumentar përfshihen edhe intervista të ndryshme me fqinjët e Michael dhe Kristine. Njëri prej tyre, Toby Miles, përshkruan se një ditë Natalie e kërcënoi çiftin Barnett me thikë dhe se po, kishte tentuar t’i helmonte prindërit adoptues. Si rrjedhojë, ata fshenë gjithë thikat dhe e detyruan Natalie të qëndronte në garazh.
 
Një tjetër fqinj e pohoi të njëjtën ngjarje, ndërsa dikush tjetër tha se kur e braktisën dhe e lanë të vetme Natalie, ishte një moment shumë i vështirë dhe i dhimbshëm. “Ishte e vështirë për ne ta kuptonim se si ata thjesht e lanë në apartament vetëm. Por, gjithashtu mendoj se nëse do të kisha dikë në shtëpi që më kërcëntonte mua dhe fëmijët e mi, çfarë do të bëja, si do të veproja?”.
 
Është ende e paqartë se cila është mosha e saktë e Natalie dhe sipas analistes ligjore, Beth Karas, i mbetet në dorë Natalie që ta saktësojë.