
Charlie Puth është plotësisht i përkushtuar në muzikë dhe mund të themi se lë përgjysmë gjithçka që të shkruajë apo regjistrojë idetë e tij. Këngëtari tregoi se ishte duke kryer marrëdhënie seksuale, kur i erdhi ideja e këngës “Marks on My Neck”.
Ai tregoi se e shkroi këngën në mes të aktit. “E shkrova këngën në mes të aktit. Mbase duhet të isha përqendruar më shumë në aktin seksual, por melodia më erdhi në mendje. Ndalova, regjistrova një voice note dhe u riktheva në akt”.
Puth tregoi se në atë periudhë të jetës së tij po njihte një person të ri me të cilin, me shumë gjasa nuk do të funksiononte marrëdhënia, gjithsesi, shërbeu si një frymëzim për këngën “Marks on My Neck”.
“Më kujtohet që zgjohesha dhe shihja veten në pasqyrë, vija re shenjat në qafë dhe çdo ditë ato shëroheshin dhe zbeheshin, njëjtë si personi që i kishte bërë ato. Rrugët tona u ndanë dhe unë jam falenderues për përvojën dhe mbase edhe ai person është mirënjohës, por mendoj se është interesante që ky njeri u zhduk njësoj si shenjat në qafën time".
Nejse, Charlie, kënga dhe kjo histori do të mbetet, ndryshe nga ish-i yt dhe shenjat që të la në trup.