Celebrity Style

Barbie & rrëzëllitëse: Hailey Bieber shkëlqen me këtë fustan (të cilin po, e duam)

Shkruar nga Anabel

16 Qershor 2023

Barbie & rrëzëllitëse: Hailey Bieber shkëlqen me
Gotham//Getty Images

Hailey Bieber na tregoi edhe një herë se pse është ikonë mode. Ajo u shfaq e veshur në New York me një fustan alla ‘Barbie’, por me xixa, si dhe me një prerje që i përqafonte linjat e trupit.

Barbie & rrëzëllitëse: Hailey Bieber shkëlqen me
Gotham//Getty Images

Hailey zgjodhi ta kombinonte fustanin me një varëse të krijuar nga dizajnerja e ndjerë, Vivienne Westwood dhe me taka transparente, të cilat krijonin iluzionin se modelja ishte zbathur.

Barbie & rrëzëllitëse: Hailey Bieber shkëlqen me
Gotham//Getty Images

Mund ta pranojmë: Fustani është super fiksues, varësja me diamantë gjithashtu!

Hailey ndodhet në New York për të festuar 1-vjetorin e linjës së saj, Rhode dhe rishtazi, thuhet se sërish fansat e saj dhe të Selena-s kanë rindezur dramën dhe debatin e vjetër mes tyre. Hailey u përpoq t’i sheshonte menjëherë thashethemet dhe publikoi një deklaratë në InstaStory, ku u bënte thirrje njerëzve që të mos linin komente dashakeqëse në emrin e saj.

“Nëse po shkruani një koment negative dhe të vrazhdë në emrin tim në postimet e dikujt, dijeni që unë nuk e dua diçka të tillë, nuk do t’i mbështes kurrë komentet me gjuhë urrejtjeje, negativiteti dhe ligësie. Duke e bërë këtë, nuk më mbështesni. Nëse po merrni pjesë në këtë kulturë, unë nuk dua të jem pjesë e saj. Ju lutem, jini të sjellshëm, ose mos thoni asgjë”.

Sipas Just Jared, fansat e Hailey dhe Selena-s janë përplasur sërish këtë fundjavë. Është e paqartë se pse nisi drama, por Hailey duket se s'ka asnjë hatërmbetje, madje, i ka bërë like në Instagram Selena-s.

Artikuj të sugjeruar: