Një avion “Hercules” po inspekton dhe kontrollon zonën në të cilën është zhdukur nëndetësja me turistë të cilët po dërgoheshin për të parë rrënojat e anijes Titanic. Lajmi është bërë i ditur nga Pentagoni, pas përpjekjeve të shumta pa rezultat.
Nëndetësja turistike bënte ekspedita të ndryshme në rrënojat e Titanikut, të cilat ndodhen 3,800 metra në fund të oqeanit, por diçka ka shkuar keq dhe ajo u zhduk së bashku me turistët në bord, pa lënë asnjë gjurmë.
Në bordin e nëndetëses ndodheshin 5 persona: Sipërmarrësi i njohur Shahzada Dawood, djali i tij, Suleman, biznesmeni dhe eksploruesi britanik, Hamish Harding, zhytësi Paul-Henry Nargeolet, si dhe CEO i “OceanGate”.
Që prej ditë së diel, po kërkohet në mënyrë intensive për gjetjen e të zhdukurve. Nëndetësja mundëson oksigjen deri në 96 orë për personat në bord dhe ndërkohë që personave në bord u mbeten edhe 40 orë oksigjen, kërkimet sa vijnë edhe bëhen më të shumta.
Sipas zyrtarëve amerikanë, kërkimet për nëndetësen janë shumë të ndërlikuara dhe se ekipet e shpëtimit janë duke luftuar me kohën.