Teksa performonte “Break my soul” në Hamburg, Beyoncé-s për pak iu zbulua gjoksi, por situata e sikletshme u evitua falë një prej kërcimtarëve të saj.
Për fat të mirë, një nga vëllezërit binjakë të grupit francez të kërcimit Les Twins - i cili përbëhet nga Laurent dhe Larry Nicolas Bourgeois - e pa që diçka nuk shkonte me pjesën e sipërme të fustanit.
Ai ndryshoi menjëherë kërcimin, i kapi dorën dhe i doli përpara për ta mbulur dhe ia vendosi dorën e saj te gjoksi për t’i treguar që ta rregullonte ose mbulonte. Gjithçka duket sikur është pjesë e koreografisë.
Momenti u filmua nga fansat e pranishëm në koncert. “Fakti që nuk folën fare. Ajo vazhdoi të këndonte dhe e kuptoi që ai ndryshoi kërcimin për një arsye. Çfarë profesionistësh,” shkroi dikush.
“Ky është talent. Ai e pa që diçka nuk shkonte dhe menjëherë veproi pa u kuptuar fare,” tha një tjetër. “Më pëlqen fakti që i vendosi dorën e saj për ta rregulluar. Tregon respekt,” lexohet në një tjetër koment.
“Do ta vendosja këtë video në CV nëse do të isha ai,” shtoi me humor një tjetër përdorues.
@byseyn Damn he did it so smooth ? #lestwins#beyonce#blueivy#renaissance#renaissancetour#breakmysoul#hamburg @Beyoncé ? original sound - Seyn