Udhetim

Një ish-menaxhere tregon 2 gjërat në dhomën e hotelit që nuk duhet t’i përdorni kurrë

Shkruar nga Anabel

27 Qershor 2023

Një ish-menaxhere tregon 2 gjërat në dhomën e hotelit

Mesa duket, ka disa artikuj që nuk duhet t'i përdorni kurrë kur qëndroni në një hotel, sado dëshirë të keni.

Një ish-menaxhere hoteli zbuloi në TikTok disa sekrete në lidhje me pastërtinë e dy artikujve në dhomën e hotelit.

Në videon e saj, Melly thotë se kur qëndron në një hotel, ajo nuk përdor kurrë makinerinë e kafesë ose produktet larëse (shampo, balsam) që janë të vendosura në një shishe që mund të rimbushet.

Ja pse:

Makineria e kafesë: Edhe pse punonjësit mund të shpëlajnë rezervuarin e ujit, tubi nuk pastrohet kurrë.

Një ish-menaxhere tregon 2 gjërat në dhomën e hotelit

Shampo, balsam: Nëse shishet e shampove nuk janë të mbyllura, mos i përdorni. "Unë kurrë nuk i përdor këto shishe që mund të rimbushen. Njerëzit mund të vendosin çdo gjë në to. Unë kam parë lëngje trupore në këto shishe,” tha ajo.

Një ish-menaxhere tregon 2 gjërat në dhomën e hotelit

Videoja e Melly-t mori shumë vëmendje dhe disa punonjës të tjerë të hoteleve komentuan për të ndarë përvojat e tyre.

"Kam punuar në një resort dhe pashë punonjësen të fshinte tualetin, pastaj të përdorte të njëjtin leckë për të fshirë makinerinë e kafesë. E neveritshme,” tha dikush.

"Unë kam punuar në një hotel për tre javë. Më thanë që thjesht të rregulloja shtretërit, jo t'i ndërroja shtresat. Unë nuk u besoj fare hoteleve," tha një tjetër.

Një ish-menaxhere tregon 2 gjërat në dhomën e hotelit