Chrissy Teigen njoftoi se ajo dhe bashkëshorti, John Legend, janë bërë prindër për herë të katërt.
Fëmija i katërt, një djalë, erdhi në jetë përmes një lindjeje surrogate më 19 qershor, 5 muaj pas lindjes së vajzës së tyre, Esti.
Bebushi quhet Wren Alexander Stephens.
Këngëtari i "All of Me" publikoi një foto me katër fëmijët. Dy fëmijët më të mëdhenj të çiftit – vajza Luna, 7 vjeç dhe djali Miles, 5 vjeç – u panë duke buzëqeshur së bashku me babanë, motrën dhe vëllain e vogël.
Dy fëmijët e tyre të parë, u ngjizën nëpërmjet fertilizimit in vitro (IVF). Në vitin 2020, ata njoftuan se ishin në pritje të fëmijës së tretë, por Teigen e humbi fëmijën në javën e 20-të. Në vitin 2023, modelja solli në jetë Esti-n, një vajzë e ngjizur nëpërmjet IVF.
John dhe Chrissy u martuan në shtator të vitit 2013, shtatë vjet pas njohjes në xhirimet e videoklipit të këngës "Stereo".