Mund të jesh duke pyetur veten se kur do të udhëtosh, sepse si një Shigjetar, ti nuk jeton dot pa udhëtime dhe pa shtuar vula të reja në pasaportë. Ne e kemi një përgjigje për këtë: 10 ditët e para të korrikut! Gjatë kësaj periudhe do të mbetësh pa frymë nga peizazhet e reja që do të shohësh dhe nga një romancë e bukur që do të përjetosh. Ditët e para të këtij muaji do të jenë më të këndshmet që do të përjetosh, pasi Jupiteri është në një kënd të mirë me Diellin dhe kjo sjell një përvojë shumë të lumtur për ty.
Hëna e plotë në Bricjap, që do të ndodhë më 3 korrik sjell te ty dëshirën e madhe për të shlyer çdo detyrim dhe faturë. Kjo Hënë e re është e favorshme, pasi do të marrësh një pagesë të papritur, ndoshta nga familja, ndoshta një rritje page, apo një surprizë të këndshme. Ka shumë burime të mundshme për paratë, por do të vijnë fiks në një kohë kur shpenzimet janë më të larta se fitimet.
Hëna e re e 17 korrikut mund të sjellë shumë lajme befasuese, gjithnjë në aspektin e parave dhe ka shanse që e gjitha kjo të lidhet me një mundësi të re punësimi. Nëse ke në plan të ndryshosh karrierë, një punë me kohë të pjesshme do të të bëjë shumë mirë, pasi kështu mund të vendosësh urat e komunikimit dhe kontaktet me njerëzit dhe profesionistët e kësaj fushe.
Urani do të jetë shumë miqësor me Hënën e re të 17 korrikut, ndaj mund të krijosh një bazë të fortë monetare, si dhe të marrësh këshillat e duhura nga njerëzit që e kanë vendosur jetën në vijë. Edhe në shtëpi do të kesh shumë mundësi të mira, ndaj mund të marrësh lajme fantastike, nëse ke aplikuar për një kredi.
Këtë muaj do të rriten jo vetëm të ardhurat tuaja, por edhe statusi profesional. Pas 10 korrikut, Marsi do të shkojë në sektorin e karrierës, për të të rritur profesionalisht në shumë drejtime. Në korrik, do të shohësh frytet e dy viteve të fundit. E ardhmja jote është kaq e bukur!
Nëse je një Shigjetar beqar, ndoshta më mirë ta ndalësh pak hapin këtë periudhë, sepse Afërdita shkon në prapavijë nga 22 korriku deri më 3 shtator, kështu që nuk do të kesh mundësi të shijosh dhuratat bujare të romancës që ky planet ofron. Nëse takon një person interesant gjatë kësaj periudhe, ngrohtësia do të ftohet shumë shpejt dhe me shumë gjasa, ky person thjesht do të zhduket. Gjithashtu, s’është momenti ideal për të blerë bizhuteri apo veshje të shtrenjta.
Me Hënën e re që do të ndodhë më 1 gusht do të kesh sërish dëshirë të udhëtosh, por këtë herë pranë shtëpsië. Këto aventura të vogla do të të mbajnë të motivuar dhe të freskët, gati për projekte dhe ide inovative dhe kreative.
Jo më kot ti njihesh si shenja më ambicioze e horoskopit, por gjatë korrikut bën mirë të largohesh paksa nga çështjet e karrierës dhe të shijosh jetën. Në karrierë nuk do të ketë ndryshime radikale, ndaj s’është se po humb gjë.
Hëna e plotë e 3 korrikut bie në shenjën tënde dhe diçka shumë e rëndësishme në jetën tënde do të arrijë kulmin. Jupiteri, planeti me fat të mirë, do të dërgojë bekime, duke sjellë një takim të bukur romantik, apo duke ndërmarrë një hap të ri në lidhjen tënde, që mund të përkojë me: fejesë, martesë, apo një shtatzëni të shumëpritur.
Këtë muaj, theksi bie mbi bashkimin e forcave me një tjetër person dhe kjo vlen për dashurinë apo për biznesin. Nëse nuk ke një partner romantik, mund të jesh gati për të nënshkruar një kontratë biznesi. Hëna e re e 17 korrikut do të jetë periudha ideale për ta bërë këtë, pasi ka të ngjarë që të jetë një hap shumë fitimprurës.
Më 17 korrik, Plutoni tekanjoz do të kundërshtojë Hënën e re, ndaj nëse negocion, bëhu gati që të biesh edhe në disa kompromise. Nuk mund të marrësh gjithnjë atë që do, por me rëndësi është që kontrata të jetë e favorshme për të dyja palët.
Neptuni, planeti i frymëzimit, do të bashkëveprojë shumë mirë me Diellin më 17 korrik, ndaj nëse frymëzohesh, përpiqu të shprehesh. Kjo periudhë do të të ndihmojë që ta kuptosh qartë se çfarë e motivon partnerin, ndaj do të nxitësh kreativitetin e tij/saj.
Megjithatë, një frymë e re transformimi do të duket në shenjën tënde dhe kjo falë Plutonit, planeti i transformimit, si dhe Uranit, i cili sundon gjithçka që është e pazakontë dhe aspak tradicionale. Përqafo inovacionin dhe romantiken.
Ti Bricjap ke nevojë të bësh një pushim dhe të shkosh jashtë qytetit. Ndërsa Marsi vendoset në Virgjëreshë, mund të vendosësh për një udhëtim jashtë shtetit. Marsi do të jetë në shenjën e Virgjëreshës nga 10 korriku deri më 27 gusht, ndaj ke mjaftueshëm kohë që të zgjedhësh destinacionin dhe të largohesh. Ajo që ne të sugjerojmë është fundjava e fundit e korrikut, pasi është një moment i lavdishëm për ty.
Marsi do të jetë në sinkron me Jupiterin, për të të ofruar një udhëtim emocionues, argëtues dhe romantik.
Shijoje jetën Bricjap!