Marredhenie

Një listë me mesazhe shumë të ëmbla që t’ia zbukurosh ditën personit të zemrës

Shkruar nga Anabel

5 Korrik 2023

Një listë me mesazhe shumë të ëmbla që t’ia
Pinterest

Të gjithë e duan një mesazh të bukur, të papritur dhe që sjell buzëqeshje dhe për më tepër, vjen nga personi i zemrës. Nëse do që t’i lumturosh ditën atij/asaj, ja ku ke një listë me mesazhe të tilla:

Nëse do më pyesnin për vajzën/djalin e ëndrrave, do mendoja direkt për ty.

Të dua çdo ditë e më shumë.

Je i/e bukur, i/e zgjuar dhe super seksi!

Je kaq i/e ëmbël! Ç’kam bërë që kam kaq fat?

Dua të të bëj njeriun më të lumtur në botë.

Je personi më i bukur që njoh.

Je perfekt/e. Mos ndrysho kurrë!

S’e besoj akoma që mund të them që je i/e imi/ja.

Po punoja, m’u kujtua buzëqeshja jote dhe ndjeva shumë ngrohtësi dhe dashuri.

Jam shumë krenar/e për ty.

Që tani po më mungon fytyra jote e bukur.

Më ke bërë ta dua dashurinë.

E vlerësoj çdo gjë që bën për mua. Të dua.

Kam të dashurin/ën më të mirë në botë.

Je personi që më bën të ndihem i/e sigurt. Je “shtëpi me rrahje zemre”.

S’e heq dot mendjen nga ti sot.

Jeta ime është më e bukur me ty.

Je gjëja më e mirë që më ka ndodhur.

Ma shkrin zemrën fytyra jote.

Do të të zgjidhja ty, sa herë të më jepej rasti.

Më mahnit dhe surprizon çdo ditë.

Artikuj të sugjeruar: