
Enrique Iglesias, që prej 2001-shit, është i lidhur me partneren e tij, Anna Kournikova dhe kanë 3 fëmijë. Megjithëse ata s’kanë folur kurrë për një martesë, duket se i kanë thënë “po” njëri-tjetrit dhe këtë e konfirmoi padashje vëllai i tij. Julio.
“Ajo çfarë ai s’ka bërë është një dasmë e madhe. Enrique ka qenë më Anna-n për shumë kohë dhe kanë 3 fëmijë të mrekullueshëm”, u shpreh ai. Vëllai i Enrique-s shquhet paksa për faktin që s'i rri goja dhe tregon sekrete, pasi ishte po ai që bëri me dije lindjen e fëmijës së tretë të çiftit, më pas, Anna e postoi lajmin në Instagram.

Enrique dhe Anna e nisën raportin e tyre të dashurisë në vitin 2001, ndërsa xhironin videoklipin e këngës “Escape”. Sipas zërave, këngëtari dhe tenistja patën një kimi të jashtëzakonshme. Asokohe, ai ishte 26 vjeç dhe ajo ishte 20.

Me kalimin e viteve, çifti ka pasur ulje-ngritjet e tyre. Ata kanë 3 fëmijë, Nicholas, Lucy dhe Mary. Ndonëse marrëdhënia e tyre ka ngjallur gjithnjë interes, çifti e ka mbajtur mjaft private dhe larg syve kureshtarë të publikut, paparacëve dhe fansave.
Artikuj të sugjeruar: